Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë ndeshjen e radhës miqësore ndërkombëtare më 7 shtator. Kundërshtar i djelmoshave të Albert Bunjakit kësaj radhe do të jetë kombëtarja e Omanit.
Ndeshja do të zhvillohet në vendin tonë, kurse përveç stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, si opsion mbetet stadiumi në kryeqytet, në rast se në javët në vazhdim arrihet të bëhet përmirësimi i gjendjes së infrastrukturës së këtij objekti.
Ndërkohë, më herët FFK-ja kishte siguruar edhe dy miqësore tjera për muajin tetor, të cilat do t’i zhvillojë në SHBA, kundër Panamasë më 9 tetor në Nju Jork dhe kundër Kanadasë më 12 tetor në Çikago.
Deri më tash Kosova ka zhvilluar tri ndeshje miqësore pas lejes që ka marrë nga FIFA. Ka barazuar me Haitin pa gola, derisa ka pësuar humbje nga Turqia (1:6) dhe nga Senegali (1:3).