Dy klubet nga Anamorava, Dardana dhe Drita po zhvillojnë miqësoren në stadiumin “Agush Isufi” në Kamenicë.
Ashtu si ishte paraparë nga organizatorët, për ta parë këtë ndeshje nga afër shikuesit kanë paguar nga 2 euro, ndërsa në përkrahje të Dritës nga Gjilani kanë udhëtuar dhjetra tifozë.
Loja miqësore po luhet qetë dhe e rezervuar nga të dyja skuadrat, ndërsa mysafirët kanë udhëtuar me shumicën e lojtarëve dhe transferet e reja.
Kjo është një mundësi e mirë për të dyja skuadrat që të testojnë futbollistët e rinj të transferuar dhe të shohin formën e klubeve.
Drita tashmë ka prezantuar ardhjet e reja, sot Benjamin Shabanin, Ilir Blakçori, Hamdi Namani, Drilon Islami, Donat Hasanaj, Izair Emini, Darko Tofiloski dhe Gilberto Fortunato.
Në kampionatin e ri, Dardana do të zhvillojë garat në Ligën e Parë, ndërsa Drita është pjesë ë Superligës së Kosovës dhe në histori të klubit dy herë është stolisur me titullin kampion i Kosovës.