Sot është zhvilluar edhe ndeshja e dytë kontrolluese në Antalya të Turqisë, mes Drites dhe Vorskla Poltava, ndeshje që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, transmeton 2LONLINE.com.
Ekipi me shumë traditë nga Ukraina u sfidua nga Drita e Kosovës, e cila gjendet e treta në tabelë të Superligës së Kosovës në futboll.
Një ndeshje shumë e ashpër nga ekipi kundërshtar, ku u ndanë tre kartona të kuq, dy për lojtarët e Vorsklas dhe një për lojtarin e Dritës, Betim Haxhimusa, por për fat pa ndonjë lëndim serioz për lojtarët e klubit gjilanas.
Te dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku golin për Dritën e shenoi Bujar Shabani.