/2L ONLINE/ – Sot në selinë e Lëvizjes Qytetare “VATRA” në Gjilan , kryetarja e kësaj Lëvizjeje Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë, priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës , Qemajl Minxhozi dhe Kryetarin e Bujanocit Nagip Arifi.
Gentiana Shabani falënderoi pjesëmarrësit për ardhjen dhe i informoi për hallet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës. Po ashtu Arifi e informoj ambasadorin për problemet e shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Ambasadori Minxhozi edhe njëherë konfirmoi mbështetjen e plotë nga shteti shqiptar dhe krejt në fund të takimit palët u dakorduan për bashkëpunim në vazhdimësi në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e këtyre problemeve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra për Informim e Lëvizjes Qytetare “ VATRA”. /2L ONLINE/