Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një psotimi në profili ne tij ka falënderuar qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro.
***
Falënderim dhe mirënjohje e lartë për Qeverinë gjermane e cila dhuroi donacionin e ri për FSK-në në vlerë prej 405 mijë euro.
Sot pata kënaqësinë të pres në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, Nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me Kolonel Cakajn, nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro.
Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për mbështetjen e përhershme të shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Vazhdojmë angazhimin në avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen të nivel të ministrive dhe forcave të të dy vendeve tona. /2LONLINE/