DYLON

Komiteti për komunitete njihet me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar 

Komiteti për komunitete njihet me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar 
Avatar photo Redaksia

Komiteti për komunitete është njohur sot me rregulloren për ri-integrimin e personave të riatdhesuar, e cila, siç ka thënë Kemal Shahin, kryesues i kësaj trupe komunale në Gjilan, përcakton masat, kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë në këtë proces.

Shahin sqaroi se riatdhesimi ka të bëjë vetëm me kthimin nga vendet e treta të qytetarëve të Kosovës, apo të atyre qytetarëve me origjinë nga Kosova.

EkoHigjiena

Hollësi nga rregullorja për riatdhesim ka prezantuar Elez Kurteshi, ushtrues detyre i shefit të Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK) në Gjilan.    

Detyrë e jona është që personat e riatdhesuar t`i ri-integrojmë në mënyrë të qëndrueshme në shoqërinë kosovare përmes përfshirjes sociale e ekonomike, në kushte të barabarta me qytetarët tjerë të Republikës së Kosovës, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi ka folur edhe për detyrat konkrete të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, e  cila është mekanizimi kryesor në këtë proces sa i përket nivelit lokal.  

ZKK i referon rastet e personave të riatdhesuar tek institucionet përkatëse, varësisht nga nevojat e tyre, ka thënë Kurteshi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.