E shoqëruar nga kryetari Hyseni, një takim të rëndësishëm për thellim të bashkëpunimit dhe koordinim të aktiviteteve ministrja e Drejtësisë e ka zhvilluar sot në Qendrën për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Liria” në Gjilan.
Ministrja dhe kryetari Hyseni jane njoftuar nga afër nga përfaqësueset e kësaj Qendre lidhur me sfidat dhe problematikat me të cilat ballafaqohet kjo Strehimore.
Ministrja Haxhiu gjatë këtij takimi tha se duke e ditur rolin dhe rëndësinë që ka kjo Qendër në strehimin e viktimave, ajo duhet të jetë një derë e hapur për çdo grua që troket në të.
Haxhiu tha se është e vetëdijshme për problematikat e shumta me të cilat ballafaqohet Qendra dhe se Mistria të cilën ajo e drejton mbetet e angazhuar që fillimisht të zbatohet në përpikmëri Strategjia Kundër Dhunës në Familje për çka tha ajo, Ministria e Drejtësisë ka angazhim të shtuar përmes Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje e cila po zhvillon aktivitetet të shumta me akter vendor dhe ndërkombëtar në identifikimin e mënyrave më të mira me qëllim të parandalimit të dhunës në familje.
Sa i përket buxhetit, Haxhiu tha se si alternativë është vlerësuar Ligjin për mbrojen nga dhuna në familje i cili prasheh një linjë të veçantë buxhetore për strehimoret.
Ministrja po ashtu njoftoi përfaqësueset e kësaj Qendre se ka marr konfirmim për përkrahje financiare edhe nga donatorët të cilët do t’i mbështesin këto Qendra. Ajo shtoi se janë në koordinim të vazhdushëm edhe me Policinë dhe Prokurorët në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Për Haxhiun fuqizimi i rolit të gruas, në mënyrë që ajo mos të ketë varshmëri financiare është tejet me rëndësi për pozitën e saj në shoqëri.
Haxhiu dhe kryetari Hyseni takuan edhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale nga të cilët u njoftuan me sfidat, kërkesat të cilat i paraqesin qytetarët në këtë adresë, të dhënat që ka kjo Qendër dhe aktivitetin që ajo zhvillon. Ministrja Haxhiu ka thekuar se gjithçka që është në mundësi dhe kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë do të shqyrtohet për t’i mbështetur këto qendra.
Ministrja falenderoi edhe kryetarin Hyseni për angazhimin e tij dhe përkushtimin që ka Komuna e Gjilanit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje. /2LONLINE/