Për t’i trajtuar ankesat e qytetarëve dhe zbatuar vendimet e Qeverisë, ministrja Hajdari nxjerr tri urdhëresa.
Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, znj. Rozeta Hajdari thotë se po ndjek me vëmendje të lartë situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.
Për të trajtuar ankesat e qytetarëve dhe për të zbatuar vendimet e Qeverisë për emergjencën e shëndetit publik, Ministrja ka nxjerrë këto tri urdhëresa:
1 — për menaxhimin e çmimeve
2 — për sigurimin e ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare gjatë emergjencës së shëndetit publik
3 — për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik