Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Arsim Vranovci ka pranuar përgjigjen zyrtare nga Ministrja Federale e Mbrojtjes e Austrisë, znj. Klaudia Tanner rreth bashkëngjitjes së Kosovës në iniciativën e platformës së dialogut për çështjet e mbrojtjes, e njohur si Krems Format (ish formati i Gracit).
Kjo platformë ka filluar në 2018 dhe Republika e Kosovës për shkak të tranzicionit asokohe, ngase akoma nuk ishte kryer transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk ka qenë e mundur të ftohet ministri.
Ministrja ka theksuar se për anëtarësim në këtë format, Republika e Kosovës duhet të i qaset vendeve anëtare në mënyrë aktive ngase për këtë kërkohet konsensus për pranim në këtë format.
Postimi i plotë:
Presidenti i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, Avokati Arsim Vranovci ka pranuar shkresën/përgjigjen zyrtare nga Ministrja Federale e Mbrojtjes e Austrisë, znj. Klaudia Tanner rreth bashkëngjitjes së Kosovës në iniciativën e platformës së dialogut për çështjet e mbrojtjes, e njohur si Krems Format (ish formati i Gracit).
Kjo platformë ka filluar në 2018 dhe Republika e Kosovës për shkak të tranzicionit asokohe, ngase akoma nuk ishte kryer transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes, nuk ka qenë e mundur të ftohet ministri.
Përkundër që anëtarësimi nuk varet dhe nuk udhëhiqet nga Austria, ministrja ka theksuar mbështetjen e plotë të Austrisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në forcimin e stabilitetit rajonal dhe adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe ka shprehur me vendosmëri besimin se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Mes tjerash, Ministrja ka theksuar se për anëtarësim në këtë format, Republika e Kosovës duhet të i qaset vendeve anëtare në mënyrë aktive ngase për këtë kërkohet konsensus për pranim në këtë format.
Për më tepër, mund ta lexoni letrën e Ministrisë Federale të Mbrojtjes dërguar Presidentit të Shoqatës, Avokatit Arsim Vranovci.