Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit ka pranuar donacion 12 laptopë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga tre laptopë janë shpërndarë në këto shkolla: “Fan Noli” në Kamenicë, “Sejdi Kryeziu” dhe “Metush Krasniqi” në Roganë, “Abdullah Krashnica-Presheva” në Koretin.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati ka falënderuar Ministrinë për donacion, i cili do t’i ndihmojë shumë shkollat për mbajtjen e mësimit online gjatë kohës së pandemisë.
“Nga Ministria e Arsimit sot pranuam donacion laptopë të cilët do të shfrytëzohen për nevojat e shkollave, mësimdhënësve e nxënësve gjatë kohës së pandemisë për të zhvilluar mësimin online. Mirënjohës dhe shumë i lumtur që në këto kohë të vështira po ndihmohet në rritjen e mundësive që nxënësit të qasen më lehtë në mësime”, ka thënë Kastrati. /2LONLINE.com/