Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ri-aktivizon Planin e Reagimit Kombëtar dhe ndryshon përbërjen e Grupit Ndër – Institucional për Menaxhimin e Incidenteve.
Ky vendim i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me Covid 19.
Grupi Ndër-Institucional me ndryshimet e bëra do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.
Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020.