Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit ka nxjerr një urdhëresë që obligon të gjithë operatorët ekonomik që ofrojnë shërbime të shitjes së produkteve të naftës që çdo pikë shitëse të vendosin tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës (Nafta, benzina dhe GLN).
Tabelat treguese të çmimeve të produkteve të naftës duhet ta kenë të pasqyruar permanent çmimin e produktit dhe të vendosen para ose në hyrje të pikës shitës dhe të ketë dukshmëri të qartë dhe çmimet të jenë të lexueshme.
Kjo urdhëresë është në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit dhe transparencës me çmime, që qytetari i Kosovës duhet të jetë i njoftuar gjithmonë para se të furnizohet me derivate.
Të gjithë operatorët ekonomik në rast të mos zbatimit do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.