Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, priti në takim, znj. Erin Sawyer, drejtoreshë e Zyrës për Evropë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit.
Në këtë takim u diskutua për të arriturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në luftën kundër narkotikëve në veçanti.
Ministri Sefaj falënderoi znj. Erin Sawyer për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë institucioneve të zbatimit të ligjit të Kosovës në luftimin e dukurive negative.
Drejtoresha Erin Sawyer përgëzoi ministrin Sefaj për të arriturat e institucioneve të sigurisë së Kosovës në luftë kundër narkotikëve dhe shprehu gatishmërinë e Departamenti të Shtetit për ta përkrahur edhe me tej Republikën e Kosovës në këtë aspekt.