Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, vizitoi familjen Rudaku në fshatin Poliçkë të komunës së Kamenicës, të cilët posedojnë fermë të pulave.
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci u prit nga drejtuesi i fermës, Lindon Rudaku, i cili është kthyer nga Londra për të investuar në vendin e tij të lindjes. “Shembujt si ky i Lindonit na bëjnë krenarë dhe na motivojnë në punën tonë të përditshme, pasi rinia është promotori i zhvillimit të vendit e njëkohësisht edhe sektorit të bujqësisë”, tha me këtë rast Ministri Peci.
Ferma e Lindon Rudakut numëron 6000 pula. /2LONLINE/