Ministri i Infrastrukturës , Pal Lekaj me bashkëpunëtorë ka takuar kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti.
Lekaj dhe Halit biseduan për rendësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të ministrisë dhe komunës në realizmin e projekteve në interes të përbashkët të të dyja institucioneve dhe qytetarëve të vendit.
Ministri Lekaj është zotuar se do të jetë i gatshëm të bashkëpunoi me të gjitha komunat e Kosovës, e poashtu edhe me komunën e Vitisë për aq sa lejojnë mundësitë buxhetore të ministrisë.
Ndërsa, kreu i Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se ata kanë biseduar edhe për projektet e tjera infrastrukturore që lidhë Vitinë me komunat e tjera ndër to edhe për rrugën e Kërpliqit.
“Sot jam takuar me Ministrin Lekaj dhe gjatë këtij takimi kemi bashkëbiseduar për projektet infrastrukturore që janë në interes të veçantë për qytetarët vitias ,veçanërisht për kyçjen në autostradën Prishtinë-Shkup. Gjithashtu kemi biseduar edhe për shumë projekte të tjera të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Haliti.
Ai shtoj se kjo komunë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e përbashkëta me këtë ministri.