“Të jetosh për atdheun dhe në shërbim të tij, atëherë jeta merr kuptimin e saj të vërtetë. Kështu ishte Ibrahimi, ai qysh herë filloi me aktivitetin e tij, që nga shkrimi i parullave, pastaj protesta dhe demonstrata e deri tek kyçja në UÇK. E gjithë veprimtaria e tij për një qëllim, për Kosovën e lirë”.
Kështu ka thënë, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka vizituar familjen e dëshmorit, Ibrahim Uruqi nga Bresalci i Gjilanit.
“Janë pikërisht njerëzit sikur Ibrahimi që me shembullin e tyre na treguan e mësuan se si sakrifikohet për atdheun, duke i falë gjithçka atij, e duke mos kërkuar asgjë. Kjo është dashuria ndaj atdheut. Të biesh heroikisht për lirinë e popullit tënd është fundi më krenar që mund të kesh. Lavdi Ibrahimit dhe gjithë dëshmorëve të kombit”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/