Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës në MM, gjeneral major Gëzim Hazrolli, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angelo Michele Ristuccia.
Gjatë bisedës me komandantin e KFOR-it, Ministri Mehaj shprehu mirënjohjen për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.
Po ashtu, Ministri Mehaj njoftoi komandantin për zhvillimin e FSK-së dhe përgatitjet që po bëhen për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe’23”.
Me këtë rast, gjeneral Ristuccia shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë. /2LONLINE/