Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje, lidhur me të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se gjatë këtyre 5 muajve, prej raportimit të tij të fundit, aktivitetet e Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në përputhje me Planin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, objektivave dhe planit të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2022.
Ministri Mehaj ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Salvador Elmazi, Gjeneral major, Gëzim Hazrolli, Gjeneral brigade, Nazmi Brahimaj dhe Drejtori i Departamenti Ligjor, Avdylkadër Muçaj.
Në vijim paraqesim linkun e faqes zyrtare të MM-së në të cilin gjeni raportin e Ministrit Mehaj me të arriturat dhe sukseset kryesore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë: