Gjatë vizitës në selinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës ”Vatra”, ministri Ejup Maqedonci u prit nga kryetari Elmi Berisha dhe stafi drejtues i Federatës.
Gjatë këtij takimi mbresëlënës, ministri u shprehu mirënjohjen e thellë kryetarit Berisha dhe antarëve të Federatës “Vatra”, për angazhimin e jashtëzakonshëm të kësaj Federate për mbështetjen e kauzës kombëtare në të gjitha momentet historike të kombit tonë.
Kryetari Berisha shpjegoi kronoligjikisht rrugëtimin e Federatës “Vatra” që prej themelimit nga Noli, Konica dhe atdhetarët tjerë e deri në angazhimet e fundit të kësaj Federate për të promovuar vlera e popullit tonë në SHBA si dhe për të mbajtur të bashkuar bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e padiskutueshëm të “Vatrës” për të mbështetur qeverinë dhe institucionet e Kosovës.
Të dy u pajtuan që ka shumë mundësi për të rritur bashkëpunimin dhe për të gjeneruar veprime për të mirën e komunitetit në SHBA, si dhe çështjes kombëtare në përgjithësi. /2LONLINE/