Në aeroportin e Gjakovës sot ministri Maqedonci ka vizituar kontrollin e lartë të ushtrimit “Iron Wolf” nga ku planifikohet, monitorohet dhe vlerësohet ekzekutimi i ushtrimit nga njesitë e regjimentit të parë të këmbësorisë në Babaj të Bokës.
Drejtori i ushtrimit, zv. komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, njoftoi në detaje ministrin Maqedonci për mbarëvajtjen e ushtrimit dhe rezultatet e jashtëzakonshme të ushtarakëve tanë.
Ai përgëzoi Gjeneral Cikaqin për planifikim dhe organizimin profesional të ushtrimit.
“Me profesionalizëm të tillë, Ushtria jonë po bëhet shembull i ushtrive në rajon dhe më gjerë”, theksoi ministri Maqedonci. /2LONLINE/