Në përmbyllje të vizitës në ShBA, ministri Maqedonci së bashku me Gjeneral Jasharin e vizituan fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që ushtria e Kosovës do t’i ketë në flotën e mbështetjes ajrore.
Ministri Maqedonci së bashku me Gjeneral Jasharin takuan menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuan për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kosova do të jetë më e sigurtë me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj /2LONLINE/