Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe zyrtarë dhe oficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, pritën delegacionin nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA-ve me të cilët zhvilluan konsultimet bilaterale të mbrojtjes.
“Së bashku u dakorduan për rrugën përpara me përkushtimin e përbashkët për implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, që do të kulmojë me arritjen e kapaciteteve të plota drejt një force profesionale, multi-etnike, të ndërveprueshme me NATO-n dhe të gatshme për të zhvilluar misionin e mbrojtjes së territorit”, thuhet në komunikatë. /2LONLINE/