Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, i ka reaguar ministrit serb Ivica Daçiq, lidhur me fushatën e fundit të filluar kundër pavarësisë e shtetësisë së Kosovës, duke e rikujtuar atë se Kosova është sovrane në tërë territorin e saj.
Në vijim po u japim reagimin e plotë të ministrit Lekaj:
“Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave!
Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm.
Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, thuhet në reagimin e ministrit Lekaj.