DYLON

U përurua shiriti rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës

U përurua shiriti rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, bashkë më ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, të premten mori pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore të Morinës, kufiri Kosovë-Shqipëri. Ky shirit shtesë do të ndihmojë qarkullimin edhe më të lirë e të shpejtë të njerëzve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti infrastrukturor ministri Pal Lekaj deklaroi se ky shirit shtesë është në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe mallrave, sidomos për transportuesit nga të dyja anët e kufirit. Lekaj tha se bashkëpunime të tilla si ky, ndikojnë dukshëm në relacionet vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ambasadori Mixhozi e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai përfaqëson për kontributin në realizimin e këtij projekti që ishte prolonguar për një kohë të gjatë, por që falë angazhimit të ministrit Lekaj u krye në më pak se 10 ditë.​

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.