Në këtë takim, Ministri Mehaj i shprehu mirënjohjen Ambasadorit Bowman për mbështetjen kanadeze për Kosovën në përgjithësi si dhe vullnetin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ndërsa Ambasadori Bowman shprehu mirënjohjen për angazhimin e Republikës së Kosovës në mbështetjen e operacionit humanitar për evakuimin dhe strehimin e refugjatëve afganë.
Gjithashtu, pas njoftimit nga ana e Ministrit Mehaj me të arriturat dhe sfidat në procesin e zhvillimit të FSK-së, Ambasadori Bowman shprehu gatishmërinë për mbështetjen nga ana e Forcave të Armatosura Kanadeze.
“Si gjithmonë edhe në zhvillimet e reja gjeopolitike, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK do të jenë përkrah aleateve të saj të NATO-s në përballimin me të gjitha sfidat”, theksoi Ministri Mehaj me këtë rast. /2LONLINE/