Me rastin e vdekjes së ish ministrit të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z.Luan Hajdaraga, ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe institucionet e shtetit shqiptar.
“Me dhembje të thellë e mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.
Luan Hajdaraga, si Ministër i Mbrojtjes do të mbahet mend veçanërisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer dhënë luftës çlirimtare.
Në emër të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në emër timin personal, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdaraga, miqtë e të ndjerit si dhe Institucionet e Republikës së Shqipërisë”!
Për Forcën e Sigurisë
Rrustem Berisha