Ministri i Financave Avdullah Hoti, po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të cilat këtë vit po mbahen në Qipro.
Delegacioni i Kosoves sot u takua me Zëvendëspresidentin e Bankes Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Pierre Heilbronn, me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Berzh Holger Muent, Drejtoreshën për Transport Sue Barret si dhe Drejtorin Ekzekutiv të Konstituencës Ove Jensen.
Në të gjitha takimet, zyrtarët e BERZH-it kanë përgëzuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave për implementimin me sukses të të gjitha reformave që lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë takimeve gjithashtu u diskutua edhe për projektet të cilat financohen nga ana e BERZH, me një portfolio totale prej 227 milion euro, prej të cilave 157 milion janë projekte aktive.
Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë takimeve me zyrtare të lartë të BERZH-it I njoftoi ata për progresin e arritur në projekte, ku në veçanti u diskutua për projektet e infrastrukturës të cilat së shpejti fillojnë së implementuari.
Ndërsa gjatë takimit të ministrit Avdullah Hoti me Drejtorin e BERZH-it për Ballkanin Perëndimor Holger Munet dhe ekipin i cili ka punuar në finalizimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili ditë me parë është nënshkruar nga Kryeministri Mustafa, u diskutuan për fillimin e implementimit të këtij Memorandumi.
Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për fillimin e projektetit për zhvillimin e zonave industriale në të gjitha regjionet e Kosovës, si dhe mbajtajen e një tryeze të përbashkët me odat ekonomike dhe me bizneset në mënyrë që të informohen për për përfitimet që mundë të kenë bizneset nga Memorandumi i Bashkepunimit me BERZH-in.
Gjithashtu Ministri Hoti në cilesinë e Guvernatorit të Republikës së Kosovës pranë BERZH-it, nesër do të merr pjesë në sesionet plenare të Bordit të Guvernatorëve të BERZH-it, në të cilat do të diskutohen raportet e ndryshme vjetore të BERZH-it si dhe do të votohet për drejtor të konstituencave.