Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e misionit të UNHCR-it në Kosovë, Narasimha Rao, me të cilin diskutuan lidhur me projektet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e migrimit, bashkëpunimin e MPB-së me UNHCR-në në këtë fushë, në veçanti për projektet e MPB-së të mbështetura nga UNHCR-i.
Ministri Gashi falënderoi z. Rao për ndihmën që ka ofruar UNHCR-i për institucionet e Kosovës, veçanërisht për Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai e njoftoi për rezultatet konkrete të realizuara nga MPB-ja në fushën e migrimit, duke konstatuar se Republika e Kosovës tashmë ka konsoliduar një mekanizëm funksional në fushën e migrimit dhe po punohet në ngritjen e kapaciteteve operacionale në këtë fushë.
Ndërsa shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, z. Narasimha Rao, e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe theksoi se është i kënaqur me rezultatet e MPB-së. Ai theksoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për MPB-në, sidomos në fushën e migrimit dhe azilit.