Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, z. Rashit Qalaj ka qëndruar për një vizitë në komunën e Gjilanit.
Pas këtij takimi ministri Gashi së bashku me z. Qalaj kanë vizituar Pikë-Kalimin Kufitar Dheu i Bardhë për të parë nga afër sfidat që përballen zyrtarët policor në përmbushjen e detyrave të tyre.
Ministri Gashi vlerësoi mobilizimin e Policisë së Kosovës, në këtë kohë kur ka shtim të fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë-kalim kufitar gjatë sezonit veror. Gashi po ashtu potencoi edhe një herë së kolonat në këtë pikë kalimi vijnë si rezultat i palës serbe e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara.