Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi sot me 1 gusht në ora 13:30, do të qëndrojë për vizitë në Komunën e Gjilanit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
Gjatë kësaj vizite ministri Gashi do të vizitojë gjithashtu edhe pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë për të parë nga afër sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave.