Ministri i FSK-së, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç. Ministri Demolli duke i uruar suksese në detyrën e saj në Kosovë, njëherësh ai falënderoi znj. Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po jep për Kosovën dhe në veçanti për FSK-në, përmes shkollimit të kadetëve, trajnimevetë pjesëtarëve të FSK-së, këshilltarëve në kuadër të NLAT-it etj.
Gjithashtu, ministri Demolli e njoftoi ambasadoren Kiliç me zhvillimet dhe me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Ministri Demolli, me këtë rast, kërkoi nga ambasadorja e Republikës së Turqisë,znj.Kiliç për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive edhe në fushat e shkollimit dhe trajnimeve në nivelet më të larta, si dhe në përkrahjen e anëtarësimit të MFSK-së/FSK-së, në iniciativat regjionale dhe ndërkombëtare të sigurisë.
Ndërsa, ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç falënderoi ministrin Demolli për pritjen, duke shprehur edhe përkushtimin e vendit të saj për thellimin e këtij bashkëpunimi. Ajo po ashtu vlerësoi progresin e FSK-sëdhe u zotua se edhe në të ardhmen Republika e Turqisë do ta përkrahë Kosovën dhe FSK-në, në integrimet ndërkombëtare dhe rajonale.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i FSK-së, z. Fadil Gashi, këshilltari i ministrit, koloneli Fadil Hadërgjonaj dhe atasheu ushtarak i Turqisë në Kosovë, nënkolonel Necdet Ozdemir.