Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me nënkryetarin për komunitete, Kadir Hysein, drejtorin e Shërbimeve Publike, Mentor Mihovci dhe shefen e Kabinetit, Arbenita Sopi Haziri, kanë pritur sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
Në këtë takim u diskutua për projektet që janë duke u realizuar dhe ato që do të realizohen në vazhdimësi.
Ministri Damka me këtë rast ka shfaqur zotimin për mbështetje të vazhdueshme për projektet e Gjilanit.
Nënkryetarja Morina Bunjaku, ka falënderuar ministrin e Zhvillimit Rajonal për vizitën dhe mbështetjen e ofruar për Gjilanin në realizimin e projekteve për të mirë të qytetarëve. /2LONLINE/