Mini-maratona “X-21” do të mbahet me datën 30.06.2017. Maratona do të zhvillohet në rrugën “Marie Shllaku” ku gjatësia do të jetë rreth 5km.
Kjo maratonë është ndarë në dy disiplina, njëra do të mbahet nga qytetarët aktiv dhe tjetra nga fëmijët me Sindrom Down me rrugë të shkurtuar. Pjesëmarrësit do të pajisen me fanella dhe numra përkatës gjatë maratonës.
Kjo maratonë është organizuar në kuadër të Kryqit të Kuq, Dega në Gjilan, në bashkëpunim me UNICEF-in dhe e përkrahur nga Komuna e Gjilanit, Njësia për Rini.
Po ashtu kemi përkrahjen edhe shumë OJQ-ve tjera. Kjo mini-maraton ka për qëllim sensibilizimin dhe gjithëpërfshirjen e fëmijëve më të pastër në botë, pra të atyre fëmijëve të prekur nga Sindromi Down.
Aplikimi/pjesëmarrja është falas, mosha e aplikantëve kushtëzohet të jetë +15 vite. Aplikimi duhet të bëhet në këtë faqe duke plotësuar të dhënat si: Emri, Mbiemri, Mosha.
Pika e grumbullimit është afër rrethit pran rrugës qarkore me datën 30/06/2017 në ora 09:00, ndërsa maratona do të startoj në ora 10:00. Mini-maratona do të sigurohet nga Policia e Kosovës, aty do jenë të gjitha njësitet e nevojshme si: mjeket, kujdestarët etj.
Është paraparë edhe ndarjen e çmimeve për vendet e para!
Me respekt,
RCK-Dega Gjilan