“Sociopolitikologu gjerman Max Weber thoshte se ekzistojnë dy kategori politikanësh; ata që jetojnë nga politika dhe ata që jetojnë për politikën. Në kategorinë e parë s’kam qenë kurrë dhe s’do të jem asnjëherë. Do të jem me gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë, për të punuar në dobi të shoqërisë gjilanase pa dallim”, ka shkruar në profili ne tij, Faton Milazimi, duke bërë kështu me dije se do të jetë pjesë e listës së PDK-së së Gjilanit, për asamble komunale në zgjedhjet e 17 tetorit.
Ja postimi i tij i plotë
Përshëndetje miq të nderuar,
Pas më shumë se njëzet viteve angazhim në politikë, kam vendosur për herë të parë të kandidoj për Këshilltar Komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së.
Gjatë karrierës time profesionale; si profesor dhe farmacist kam punuar me nder, profesionalizëm dhe përkushtim. Këto parime të pandryshueshme do të jenë shtylla kryesore e veprimtarisë time edhe në politikë.
Sociopolitikologu gjerman Max Weber thoshte se ekzistojnë dy kategori politikanësh; ata që jetojnë nga politika dhe ata që jetojnë për politikën. Në kategorinë e parë s’kam qenë kurrë dhe s’do të jem asnjëherë. Do të jem me gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë, për të punuar në dobi të shoqërisë gjilanase pa dallim.