Skuadra e Milanit ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e mesfushorit shqiptar të Napolit, Blerim Xhemaili, shkruan të premten ”MilanLive”. Mësohet se krerët e Milanit janë takuar me ata të Napolit dhe i kanë paraqitur ofertën e tyre prej tre milionë eurosh dëmshpërblim për Xhemailin.
Xhemaili 28-vjeçar, pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere, pasi nuk është në planet e trajnerit Rafael Benitez. “Milani po mundohet të ulë në maksimum çmimin e Xhemailit.
Ata i kanë ofruar Napolit tre milionë euro për kartonin e tij dhe tashmë po e presin përgjigjen”, shkruan webfaqja. Xhemaili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2015, kurse kërkohet edhe nga Sevilla e Borussia Moenchengladbach. Kartoni i tij vlerësohet rreth pesë milionë euro.