Biografia e saj shumë shpejt është bërë libri më i shitur, për të cilin ekziston një arsye e mirë. Me ndihmën e ushtrimeve të caktuara mendore është e mundshme të arrihet harmonia në jetë.
Ritmi i sotëm i shpejtë i jetës rrallë herë na lejon të ndalemi dhe të shikojmë deri ku kemi arritur dhe të kuptojmë të gjitha mundësitë të cilat na ofrohen.
Për të ecur përpara në gjërat e realizuara vëzhgimi është i obligueshëm, andaj ky test është i shkëlqyeshëm.
- Përshkruani momentin në të cilin keni qenë më së shumti krenarë për veten. Përshkruajeni këtë sa më hollësisht të jetë e mundur.
- Regjistri i dëshirave dhe i ëndrrave të parealizuara. Theksoji dhjetë gjëra të cilat dëshironi t’i arrini. Krahas çdo kapitulli shkruani si do t’i realizoni ato.
- Cilat janë ato leksione më të rëndësishme të cilat i keni mësuar në fëmijëri?
- Shënoni një person për të cilin konsideroni që është shumë i lumtur dhe arsyetimin përse mendoni që është ashtu.
- Shkruani një luftë, një dështim dhe një sukses me të cilin jeni përballur në jetë. Çfarë keni mësuar nga secila.
- Mendoni për luftën më të madhe në jetë të cilën e keni pasur dhe sa keni mësuar dhe a keni mësuar diçka nga ajo.
- Theksoni dhjetë karaktere pozitive. Shikoje atë regjistër çdo herë kur dyshoni te vetja.
- Shkruani pesë fitore të vogla të cilat i keni arritur këtë javë.
- Theksoni dhjetë probleme më të rëndësishme sociale për të cilat besoni që patjetër duhet të zgjidhen.
- Kujt dhe për çka i jeni falënderues në jetë?
Kur t’i plotësoni të gjitha, do ta kuptoni sa janë efikase këto ushtrime dhe sa është mirë të depërtoni sa më thellë në mendje.