Ish-presidentja e Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey të enjten do të vizitojë Vitinë, ku edhe do të shpallet qytetare nderi e komunës së Vitisë.
Vizita e zonjës Calmy Rey, do të realizohet me datë 03 Gusht 2017 ( e enjte).
Po ju përcjellim edhe agjendën e vizitës dhe aktiviteteve që do të zhvillohen me këtë rast.
A G J E N D A:
14:40 – 14: 55 –Pritje-takim me Kryetarin e Komunës Sokol Haliti, në zyrën e kryetarit.
15:00 – Fillimi i seancës së Kuvendit Komunal dhe shpallja qytetare nderi e komunës së Vitisë-Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës Gursel e Bajram Sylejmani.
15:00 – 15:10 -Fjalë hyrëse nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira
15:10 – 15:20 -Fjalë përshëndetëse e kryetarit të Komunës, Sokol Haliti
15:20 – 15:30 – Leximi i Biografisë së ish presidentes se Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey
15:30 – 15:40 – Ceremonia e dhënies së certifikatës-Qytetare nderi e komunës së Vitisë
15:40 – 15:55 – Fjalimi i znj. Calmy Rey
16:00 – 16:20 –Vizitë e shkurtër në Panairin regjional “ T’i mbrojmë vlerat tona tradicionale ”.
16: 20 – 16:30 -Zbulimi i pllakës në sheshin me emrin e znj. Micheline Calmy-Rey.
16:30 – 16: 40 Prononcime për media
16:40 – 16:50 -Vizitë kishës katolike në Viti dhe pranimi i dhuratës nga famullitari i kishës.
17:20 – 17:40 –Vizitë kishës katolike të fshatit Letnicë dhe përfundimi i vizitës ne komunën e Vitisë.