Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha rrugët në menaxhim të MI-së, janë të hapura për qarkullim, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës.
Kompanitë e kontraktuara, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët regjionale, magjistrale, nacionale dhe autostradat. Me qëllim të parandalimit të ngricave, po intervenohet edhe me hedhje të kripës.
Rrugët e pastruara dhe të hapura për qarkullim janë edhe në viset malore, në të cilat ka reshje më të dendura të borës.
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vozitin në përputhje me rregullat e komunikacionit, duke ju përshtatur kushteve atmosferike, me qëllim të evitimit të aksidenteve të mundshme.
Rikujtojmë se MI, nuk është përgjegjëse për mirëmbajtje të rrugëve lokale, tek të cilat mund të intervenohet vetëm pas kërkesës së komunave, thuhet në komunikatë. /2LONLINE.com/