Gjilani ka barazur me Trepcën 89’, duke marrë vetëm 1 pikë nga ndeshja e xhiros së 23-të që u mbyll me rezultat 1:1. Ekipi i Gentjan Mezanit ka lënë dy pikë tejet të vlefshme në garën për titullin kampion, transmeton 2LONLINE.com.
Me këtë rast, pas ndeshjes, kryetrajneri i kësaj skuadre, Gentjan Mezani, thotë se kjo pikë mund t’i vlejë për në përfundimin e kampionatit dhe se skuadra duhet mbetur e përkushtuar për të arritur objektivin.
“Ishte ndeshja e parë pas tre muajsh dhe ishte e pritur që do të ishte e vështirë. Duhej të ishim më të kujdesshëm në pjesën defansive dhe duhej të kishim ide më të qarta në repartin ofansiv”, ka deklaruar fillimisht Mezani në “Super Sport Kosova”.
“Çdo pikë e lënë mund ta na kushtojë, mirëpo edhe kjo pikë mund të na bëjë mirë në fund të edicionit. Duhet të jemi të fokusuar të arrijmë objektivin dhe duhet të gabojmë sa më pak”, ka përfunduar tekniku vlonjat.
Në kuadër të xhiros së 24-të Gjilani udhëton për t’u takuar me Ferizajn. /2LONLINE.com/