Super ylli argjentinas Leo Messi gjatë merkatos kishte tri ofertat që mbërritën në adresë të tij, por të cilave u tha jo. Madje njëra nga to peshonte plotë 250 milion euro.
Leo Messi në fakt as nuk denjoi t’i dëgjonte këto propozime, ai është i lumtur në Barcelonë, e do klubin dhe qytetin dhe as që e çon ndërmend largimin. Edhe katalanasit kanë nevojë për pleshtin atomik, i cili për shërbimet e tij shpërblehet me 16 milionë Euro.
Si duket lojtari që mund të vlerësohet futbollisti më i mirë në botë është i lidhur ngushtë me Barcelonën dhe se sipas të përditshmes El Mundo Deportivo, argjentinasi u ka thënë jo oferetave duke përfshirë edhe atë prej 250 milionë euro.