Ylli argjentinas, Lionel Messi ka lavduar skuadrën e tij për mentalitetin fitues, ndërsa shpreson se më e mira nga ai do të vije në ndeshjen e ardhshme.
Ne aspektin personal, Messi e ka pranuar që nuk është në formën më të mirë në Kupën e Amerikës së Jugut.
“Luftuam shumë për fitoren ndaj Venezuelës. E përgëzoj skuadrën time për mentalitetin luftarak e fitues. E vërteta është se unë nuk po luaj aq mirë, por do të punoj shumë që të arrij formën optimale në ndeshjen e ardhshme. Është një garë e vështirë për tu luajtuar ngase skuadrat po luajn me mbrojtje të forta, ka shumë hapësira për veprim.
Ndaj Brazilit do të jetë spektakël futbolli. Kemi respekt për ta sepse është skuadër që e njohim mirë. Ata mezi arritën fitore ndaj Paraguajit, por e di se ndaj nesh do të luajnë ndryshe” ka thënë Messi.