Pavarësisht se Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, Lionel Messi vazhdon të jetë favoriti numër një për të rrëmbyer “Topin e Artë” për vitin 2019.
Ai ka shënuar 50 gola në 48 paraqitje dhe ka asistuar 22 herë për shokët e skuadrës, duke bërë një sezon fantastik, ani pse nuk arriti ta kthejë në “Camp Nou” trofeun e Champions Leaguee.
Që Messi të fitojë “Topin e Artë”, ka kuotën 1.50 nga bastoret më të mëdha në botë. Në vendin e dytë është Virgil van Dijk me 2.87.
Finalja e arritur për vitin e dytë radhazi nga Liverpool në Champions ka rritur edhe shanset e Mohamed Salah për të fituar trofeun prestigjioz.
Salah është favoriti numër 3 me kuotën 17, kurse më pas vijnë Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Raheem Sterling me kuotën (21.0).