Në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, ka filluar mësimi sipas planit të paraparë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës.
Për të parë nga afër fillimin e këtij viti të ri shkollor, disa shkolla i ka vizituar edhe i pari i komunës Sokol Haliti, i cili njëherit edhe ka uruar nxënësit dhe personelin për këtë fillim vit, duke uruar që mbarëvajtja të jetë në nivelin e duhur dhe mësimi të zhvillohet pa pengesa.
Drejtori i Arsimit në komunën e Vitisë, Basri Aliu, ka njoftuar se nuk është paraqit ndonjë pengesë sa i përket fillimit të mësimit, e poashtu edhe janë shpërndarë maska, si dhe janë duke u zbatuar masat e mbajtjes së distancës.
Sa i përket gjendjes brenda 24 orëve, kryetari Haliti tha se aktualisht janë 51 raste aktive, ndërkohë janë 11 të shëruar.
Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, u shpreh se përkundër numrit në rënie të të prekurëve më Covid 19, megjithatë duhet përkushtim që situata të mbahet nën kontroll. Ai si shqetësim paraqiti transportimin e nxënësve, kur dihet se transporti duhet të bëhet me numër të kufizuar të udhëtarëve dhe kjo ndoshta do të paraqet problem, për kompanitë.