Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka bërë me dije se mësimdhënësit Zjavere Sherifi dhe Fehmi Sherifi prej sot i bashkohen Aleancës në Gjilan. Zjavere Sherifi është Magjistre e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, ndërsa Fehmi Sherifi profesor i Kulturës Fizike.
“Profesoresha Zjavere ishte aktiviste e devotshme e PDK-së në Gjilan, dikur nënkryetare e degës në Gjilan. Anëtare e kryesisë së Gruas në PDK, kryetare e nëndegës në Lladovë. Përvoja e saj e gjatë në politikë do të jetë vlerë e shtuar në Aleancë si dhe mundësi e mirë për Gjilanin”, ka thënë Gagica.
Sipas tij, Aleanca mbetet subjekt me dyer të hapura për kuadro të cilat kanë ide e vullnet për ta zhvilluar Gjilanin.
“Mirë se vini në Aleancë profesorë të dashur Zjavere e Fehmi”, ka uruar, i pari i AAK-së së Gjilanit, Nazim Gagica. /2LONLINE/