Sot në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për mësimdhënësit të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e matematikës për klasat e para deri të pesta si dhe në fushën e vlerësimit sumativ.
Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre certifikatave të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini.
Të dytë i kanë përgëzuar mësimdhënësit për përfundimin me sukses të këtyre trajnimeve.
Përndryshe këto trajnime janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me GIZ-in Gjerman, Departamentit të Zhvillimi në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës si dhe të KCIC (Qendrës Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar).