/2L ONLINE/ – Në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë mbajtur për nder të ditës së dëshmorëve, janë zhvilluar garat në Volejboll ku morrën pjesë rreth 11 ekipe garuese të përbërë nga meshkujt, femrat dhe nxënës të shkollave fillore.
Vendin e parë e zuri ekipi i Mësimdhënësve ndërkaq të dytin e morri ekipi i Policisë. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani si dhe Qemail Rexhepi, përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta në Viti kanë shpërndarë falenderime për të githë pjesëmarrësit në garën e Volejbollit me moton ” Unë nderoj dëshmorët”./2L ONLINE/