Mësimdhënësit e shkencave të natyrës mbajtën trajnim për ngritjen e kapaciteteve të mësimdhënëseve në raport me mjedisin jetësor.
Ky trajnim është mbështetur nga Organizata “Let”s Do It Kosova” , nga e cila Komuna e Vitisë është vlerësuar si një nga Komuna e cila ka mjedisin më të pastër në Kosovë.
Përndryshe gjatë këtij viti, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shpallur vitin 2019 vit të Ambientit. Prandaj në kuadër të këtij vendimi shkollat janë duke zhvilluar edhe aktivitete e projekte të veçanta që lidhën me mjedisin.
Kurse trajnimi është mbajtur nga profesori i Universitetit të Prishtinës, Alban Hyseni.
Në ditën e fundit te trajnimit mësimdhënësit i ka përshëndetur edhe drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini e cila ndër tjerash ka shprehur përkrahjen e saj për të gjitha aktivitetet nga mësimdhënësit e shkencave të natyrës në veçanti të atyre që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit.