Sokol Haliti, Kryetar i Komunës së Vitisë iu është drejtuar sot nxënësve dhe mësimdhënësve me një mesazh urimi lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor.
“Të dashur nxënës dhe shumë të respektuar mësimdhënës! Kam nderin që sot , në cilësinë e kryetarit të komunës së Vitisë, të ju uroj vitin e ri shkollor 2016/2017, më dëshirën që ky vit shkollor, të shërbej si nxitje për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët për një ardhme të ndritur. Sot në veçanti dua të ju uroj suksese fatosave të cilët për here të pare do ulën në bankat shkollore, me shpresën që ata të vazhdojnë rrugëtimin drejtë diturisë së pafundme, pasi që ardhmëria e këtij vendi është e varur pikërisht nga ta. Gjatë këtij viti shkollor ju uroj të gjithë nxënësve tanë që të vazhdojnë përkushtimin me një vëmendje të veçantë për formimin, edukimin dhe arsimimin e shoqërisë sonë. Po ashtu uroj që mësimdhënësit tanë të vazhdojnë punën dhe angazhimin e tyre me plotë vullnet dhe seriozitet që të ndikojnë në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja ashtu që përmes dijes që ata japin nxënësve, të punojmë në zhvillimin e komunës sonë dhe në të mirën e përbashkët. Unë dhe bashkëpunëtorit e mi do të bëjmë çmos që të krijojmë kushte sa më të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie ashtu siç edhe e meritojnë nxënësit dhe mësimdhënësit tanë. Njëherit do vazhdojmë të punojmë në krijimin e infrastrukturës së më të mire shkollore dhe në ngritjen e cilësisë në shkollat e komunës sonë. Të nderuar mësimdhënës dhe të dashur nxënës, edhe një herë urime vitin e ri shkollor 2016-2017, paçi shëndet dhe suksese!”
Viti, më 05.09.2016 Sokol Haliti – Kryetar i Komunës së Vitisë