Mes tensioneve të shumta në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së, është bërë zgjedhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Me 37 vota pro, është zgjedhur Komiteti Ekzekutiv i ri për katër vitet e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv i ri i FFK-së u votua nga më shumë se 50 për qind e delegatëve që ishin në sallë.
Pa u votuar rendi i ditës në Kuvendin Zgjedhor për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, pati përplasje mes kryetarit Agim Ademi dhe disa prej delegatëve të klubeve të Superligës.
Ademi kërkoi mocion votëbesimi nga delegatët e pranishëm në Kuvend, por kundërshtimet ishin të mëdha nga delegatët e Llapit, Trepçës ‘89, Ballkanit e disa të tjerave.
Pas shumë diskutimeve, kreu i FFK-së nuk u lejua të kërkojë mocion votëbesimi nga delegatët për mandatin e tij.