/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani pas inspektimit të lumit të fshatit Shipashnicë dhe rrugëve të dëmtuara nga kompanitë seperuese të rërës dhe zhavorrit, ka marrë vendim për ndalimin e të gjitha seperacioneve që nuk kanë liçencë dhe nuk i plotësojnë kushtet për operim, dhe ka ftuar inspekcionin komunal që të vendosin shiritat në pjesët ku ndalohet veprimtaria e tyre.
Kryetari Sinani tha se mbetet i përkushtuar që të bëjë zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi me të gjithë organet kompetente. /2L ONLINE/